Minxhozi në “Top Channel”: Nuk ka kandidatura gjithpërfshirëse, por Veliaj e Kosova janë më të përshtatshme që mund të gjenden

Dy partitë e mëdha kanë mbyllur ciklin e kandidaturave për zgjedhjet lokale. Për këtë çështje i ftuar në studion e lajmeve qendrore në “Top Channel” ishte Skënder Minxhozi. Ai tha se të gjesh kandidatura gjithëpërfshirëse mes dy partive të mëdha është në kufijtë e të pamundurës. “Kandidaturat do t’i quaja jo gjithëpërfshirëse, por më të përshtatshmet që mund të gjenden”, tha Minxhozi.
Ai vlerësoi Erion Veliajn, si njërin nga ministrat më të suksesshëm të Qeverisë “Rama”, një njeri i cili në këto dy vite ka prodhuar një produkt të tijin. Për Skënderr Minxozin ai është një njeri që besohet se do t’i japë të majtës, pas dy vitesh qeverisjeje me nota gri, një entuziazëm në Tiranë dhe besohet se do të fitojë edhe sfidën kryesore që ai ka personalisht
“Nga ana tjetër kemi mjekun e nderuar dhe me reputacion në Tiranë, Halim Kosova, i cili pasqyron atë dilemë të brendshme që pati PD në zgjedhjet e Tiranës për një kohë jo të shkurtër, që lidhet kryesisht me faktin që PD dhe kryetari i saj u tregua i paaftë jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë vendin, për të mbajtur aleatët që kishin, për të mos lejuar daljen e kandidatëve të pavarur, për të negociuar mirë me Mediun dhe Ndokën apo me gjithë të tjerët, çka nuk i bëri. Jemi në një pozitë ku Halim Kosova lihet politikisht i vetëm në Tiranë, mbi të gjitha për të mbrojtur një 4-vjeçar të Lulzim Bashës në krye të Tiranës, i cili ka qenë aspak pozitiv’ tha Minxhozi.
Më pas ai u shpreh se ka shumë shqiptarë të zhgënjyer dhe jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. “Ka një konsum të opozitës në qeverisjen vendore, është pikërisht 4-vjeçari i zotit Basha, i cili me siguri ka bërë shumë të pakënaqur nga ata që e kanë votuar në vitin 2011. Është gjithashtu edhe qeverisja qendrore 2-vjeçare e Edi Ramës, që ka krijuar shumë kosto me reformat e tij të dhimbshme dhe antipopullore në momente të caktuara. Kjo krijon drejtpërdrejt hapësirë dhe avantazh që 3 kandidatë të pavarur, kandidatura serioze e Gjergj Bojaxhiut, por edhe Sazan Guri me Arben Tafajin, të luftojnë për të marrë votat e tyre”, u shpreh Minxhozi.
Comments
Nga e nxorri si
<p>Nga e nxorri si gjithperfshires Veliajn ky? Apo nga fakti qe urrehet nga trecereku i grupit parlamentar te PS dhe qe LSI me shume gjasa nuk do e votoj fare?</p><p>Nuk ka faj Minxhozi, eshte ne grupin e gazetareve qe Vilajet i ka mbajt me leke tere keto vite. </p>
Add new comment