Megan Gale kopjon aktoren Demi Moore.

Postuar në 07 Prill, 2014 06:01

Megan Gale ka deklaruar se ishte shumë nervoze gjatë realizimit të setit fotografik nudo për revistën ‘Marie Claire’. Modelja shtatzënë australiane kopjoi pozën e Demi Moore për ‘Vanity Fair’ në vitin 1991 duke treguar barkun dhe duke mbuluar pjesët intime me duar.

38-vjeçarja shpjegoi se ishte nëna e saj ajo që e bindi për të pozuar nudo dhe vetë asaj i pëlqeu kjo gjë pasi e pa si një tribut për format e shtatzënisë.

“Mamaja ishte ajo që më shtyu për ta bërë këtë. Më tha se nuk ka asgjë të keqe, nuk do të përbëjë skandal”, tha Gale.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.