Martesa, Beyonce dhe Jay-Z në krizë.
Beyonce dhe Jay-Z nuk shkojnë fort mirë për momentin. Për këtë arsye, sipas një burimi për reviztën britanike Grazia, ata kanë kërkuar konsulencën e çiftit Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin.
Keta të fundit i dhanë fund mrtesës së tyre disa javë më parë, ndërsa diva e R&B dhe bashkëshorti i saj ngjallën polemika pas shpullave mes motrës së Beyonce, Solange Knowles dhe reperit Jay-Z.
Sipas revistës Grazia, çifti i famshëm i ka kërkuar ndihmë Paltrow dhe Martin, duke qenë se kanë zgjedhur të bëjnë një jetë të ndarë nga njëri tjetri për shkak të krizës martesore.
Duket se dhe Beyonce me Jay-Z kanë vendosur të marrin një periudhë të shkurtër pauze dhe janë larguar për të reflektuar më mirë mbi fazën në të cilën ndodhen.
Sipas burimit të revistës britanike, aktualisht Beyonce po jeton në shtëpinë e çifti nëNew York ndërsa Jay-Z është duke jetuar në një apartament në Manhattan.
Ndërkohë çifti bëri që të përflitej shumë për to edhe për faktin se nuk vajtën në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye West, më 24 Maj në Firence.
Add new comment