M. Nano i përgjigjet lexuesit Lex Rex

Lexuesi Lex Rex bën këtë vëzhgim në fund të shkrimit tim “Programe e platforma? Ok, por përparësi është rrëzimi i regjimit”: “Jo më larg se tre javë më parë Mustafa Nano shkruante se duhen së pari ide, së dyti ide, e prapë ide dhe se ka një mënyrë të fisme për të mundur Berishën dmth rruga me ide, me alternativa. Sot shkruan se regjimi mundet vetëm me logjikë të pastër pragmatiste, dmth duke pranuar se çdo qelbësirë e mundshme opozitare është një resurs i madh.”
Në shkrimin timin të fundit nuk jam kundër platformave, gjë që, më duket mua, bëhet shumë e qartë. Jam thjesht kundër idesë së Blushit se “aleatët nuk na duhen, dhe se vetëm me platforma mund t’ia dalim të vetëm”. Unë jam me tezën, që “platformat janë ok, ato duhet t’i inkurajojmë e t’i mirëpresim”, por ato nuk mjaftojnë në këto rrethana, në të cilat Berisha ka mbetur në fuqi vetëm për shkak të ca hesapeve e marifeteve aritmetike (ka mbledhur parti, partiza, partiçka pa asnjë kriter e skrupull moral).
Unë iu riktheva atij shkrimi që ma përmend Rex Lex, dhe është e vërtetë se thoja që Berisha mund të mundet në mënyrë të fisme e me platforma, por në asnjë rast nuk përjashtoja aleancat me partitë e tjera të vogla, qofshin këto dhe pa platforma. Përkundrazi, theksoja fjalë për fjalë në fund të atij shkrimi se “problem nr. 1 mbetet regjimi, dhe prandaj do të duhej të mirëpritej çdo kontribut që synon rrëzimin e tij, por forcat alternative me ide e bëjnë më të lehtë, më të shpejtë e më me kuptim rrëzimin e tij”. Dhe ky ka qenë mesazhi kryesor që kam përcjellë e që do doja të përcillej.
Sidoqoftë, pashë se në atë shkrim lija pak hapësirë për keqkuptim, e në këtë kuptim vëzhgimi i lexuesit Lex Rex është ‘i pafaj’.
Comments
Zoti Nano une mendoj qe ju

Zoti Nano une mendoj qe ju shpesh here keni nje problem te theksuar irracionaliteti ne analizat qe beni, dmth sostancialisht konvergoni ne empirizem dhe vetekenaqesi te shfrenuar ne ate qe ju mendoni dhe besoni. Sigurisht qe mua si lexues Edhe empirik here me pelqejne shume shkrimet tuaja here jo vetem qe sme pelqejne fare por vetem sa ju lexoj titullin me krijohet nje lloj bezdisje shume e madhe, gati gati gjendje te vjelleti, saqe e kam te veshtire ta lexoj me rrazionalitet ate qe ju thoni. Nuk e ve ne dyshim qe ju mendoni ne menyre te pavarur dhe kjo eshte jo pak per tu vleresuar, por problemi eshte qe ju jeni shume i aneshem. Te paaneshem plotesisht nuk mund te kete, te gjithe ne fund te fundit jemi te aneshem sepse jemi qenie njerezore qe e kemi te pamundur per natyre te mos anojme sadopak ne njerin krah apo tjetrin, por nje gazetar i zoti eshte ai qe me vetedije ne analizat e veta mundohet ti iki sa me teper aneshmerise se vet qe lind nga nenvetedija dhe si e tille e paevitueshme. juve beni te kunderten, juve analizen lidhni ne ganxhen e pavetedijes tuaj dhe shtjellimet qe beni i beni ne funksion te kenaqjes te egos tuaj.

Juve kjo mund t'ju duket si stil gazetaresk, mua me duket mungese intelligjence dhe shenje e kultures te rendomte euforike shqiptare.

ps: mund t'ju jap nje shembull tipik, qe me siguri se mbani mend por po jua them: Ne emisionin e Rudina Xhunges kur po diskutohej mbi programin e PS i cili sapo ishte prezantuar, juve i eksituar nga ky fakt thate qe "ky eshte nje program serioz" dhe me vone kur ju pyeten prap per programin per nje gje me te hollesishme ( nuk e mbaj mend per cfare) ju thate pak ne qeshje dhe i sikletosur " une nuk e kam lexuar pragramin qe te them ca permban ai per kete pike qe ju thoni" Tani me thoni ju si kund te jete nje program serioz pa e lexuar akoma ate. Ju pershendes

Sepse paskam nje deshire per

Sepse paskam nje deshire per te bere nje krahasim: Meteorologet baraz gazetaret. Pse ?! Meteorologet na genjejne dite per dite per motin dhe as autokritike bejne dhe as i ndeshkon kush per prognozen. Dhe gazetaret mbushin e mbushin kolona te tera me prognoza edhe nuk ndihet asnje lloj ' pergjegjesie' publike qofte edhe (ironikisht) per 'bojen' e harxhuar. Nuk pretendoj qe nga gjithe ai 'prodhim' gazetaresk te mos kete dhe gjithe ate skarcitet. Dhe kete e ve re edhe nga tregtimi, komentimi, klikimi, pergojimi apo referimi. Z.Nano si antiberishist eshte i flakte dhe i besueshem ne ato 'shina' qe ka perzgjedhur per te na e faktuar dhe 'luftuar', ndersa kur vjen puna per opoziten nuk eshte i kthjellet as vet, pasi nuk i ka keto 'shina' madje shpeshhere ngaterohet dhe me vetveten sepse nuk ka 'drejtues' qe bene komandimin ne trafikun e 'trenit' opinion. Pa e ofenduar, shpeshhere me duket dhe i lodhur, duke mos ditur qarte se ne cfare pozicioni te orientoje publikun me 'column-at' e tij. Kjo duket dhe ne antigonizmin e 'kaheve' orientuese per rafshimin e Berishes, sic e ka ricilesuar edhe ne kete website nje komentues, me te cilin jam dakort, pasi e kam vene re dhe me pare, por kam preferuar me 'altruizem' qe qetesia, heshtja te vret me shume nga zhurmat, 'lehjet' etj. dhe jam dakortesuar me veten duke vene re dhe komentet pas tyre. Pse e gjithe kjo? Thjesht se nuk dakortesohem une dhe disa te tjere miq te mi qe per te rezuar Berishen e majta te beje koalicione me 'kelysha berishiane' (jo domosdoshmerisht biologjik por mentalitar). Sepse i bie 'ku ishim (?)' - 'asgjekundi' ; 'ku shkuam (?)'-'asgjekundi' ! Dhe 'asgjekundin' e kemi ku te mundim, ndaj na duhen ide, programe, vizione, horizonte..."Flugerin' e keni ju ne dore por ju duhet te krijoni dhe 'eren'...Me dashamiresi te gjitha, per dashamiresine publike e jo mediatike.

Pa qene nevoja te lexoj

Pa qene nevoja te lexoj imtesisht cfare thuhet ne komentet e mesiperme, une cdo dite qe kalon nuk kam me interes per komentet e tij ; madje edhe ne TV nderroj kanal kur flet M.Nano , njelloj si per M.Markun , A.Hoxhen.... Mund te mos jem dakort me H.Cilin , A. Zhejin etj. por keta te pakten te terheqin me kulturen dhe finesen e tyre argumentuese.

Add new comment