M. Nano i përgjigjet Diamondit

Diamondi bën një shënim në fund të shkrimit tim me titull “Udhëheqësit tanë pa kauzë, dhe adhurimi i njerëzve për ta”, dhe rreket t’më vendosë mua në një situatë të tillë: “Imagjinoni për një moment sikur t’ju duhej të bënit një udhëtim te gjate (le te themi nje xhiro rreth botes) dhe t’ju duhej te zgjidhnit per bashkeudhetar midis Rames dhe Berishes. Me sinqeritet: kë do zgjidhnit midis tyre?”
Kam qeshur kur e lexova. S’më kish shkuar mendja tek kjo gjë. Ka interes kjo? S’ka interes për asnjë. Por po të përgjigjem, megjithatë. Si me shaka. Dhe nuk di pse mendoj se ti mendon që e di përgjigjen që do të jap unë. Nuk mendon se unë do të zgjidhja Berishën? Mos më thuaj’ jo’! Kam përshtypjen se e ke bërë tënden atë legjendën metropolitane, që thotë se Berisha është interesant në biseda private e intime; ngaqë medemek ka lëçitur shumë. E vërteta është, se unë e njoh në të tilla rrethana. Dua të them se kam bërë me të nja dy biseda intime. Andej nga viti 1991. Konkluzioni? Po, mund të zgjidhja Berishën për atë udhëtim të nëmur. Kam për t’i thënë dhe ca gjëra, përveç të tjerash.
Por një gjë: mos e beso atë legjendën metropolitane! Është legjendë që e kanë përhapur mehmetelezat.
Comments
A te vij dhe une tek ai
<p>A te vij dhe une tek ai "udhetim"? Dua te mesoj se ku e ka burimin urrejtja e Berishes per shqipetaret.</p>
Add new comment