Lyen vetullat me bojë, rrezikon verbimin

Postuar në 17 Shtator, 2014 08:02

Për pak rrezikoi që të mbetej e verbër, pasi me ndihmën e një shoqeje të saj 16 vjeçarja ka lyer vetullat me bojë. Kjo është historia së cilës i ka ndodhur një vajze të re, e cila fatmirësisht falë trajtimit intesiv në spital, ka përmirësime të dukshme.
Në fillim mjekët i kishin hequr të gjitha shpresat, teksa e kishin paralajmëruar se nuk mund të shihte, por falë trajtime situata i është rikthyer normalitetit.

Pasi ajo kishte lyer vetullat, çdo gjë kishte shkuar mirë, por pas dy ditësh ajo kishte parë se sytë e saj ishin të fryrë. Bëhet fjalë për të renë Katie Thompson, e cila rrezikoi shumë me lyerjen e vetullave me bojë.

Vajza nga Bloxmich, në Britaninë e Madhe, i kishte kërkuar një shoqeje të saj që ti lyente vetullat. “Rashë për të fjetur dhe isha mirë. Të nesërmen u zgjova me sytë e fryrë dhe kur pashë veten në pasqyrë, i kisha sytë e skuqur, gati s’po njihja veten. Një ditë më vonë, situata u përkeqësua pasi sytë më dhimbnin, më kruheshin dhe nuk i duroja dot”, ka thënë më tej ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.