Lepurushja Rihanna

Postuar në 11 Qershor, 2013 07:56

Rihanna vazhdon të mbajë pas vetes fansat e saj jo vetëm me këngë, por edhe me fotot provokuese që poston në rrjetet sociale. 

Këngëtarja 25-vjeçare kishte vënë në kokë veshë lepurushi që i kishte kombinuar me një xhaketë lëkure, pantallona shumë të shkurtra dhe taka shumë të larta.

Vajza nga Barbados aktualisht është e angazhuar me turin e saj botëror që nuk po kalon pa probleme. Pas laringitit që e detyroi të anulonte disa koncerte në SHBA, Rihanna është paraqitur me vonesë edhe në disa shfaqje të tjera.

Në koncertin e saj të fundit në Kardif të Uellsit, Rihanna është paraqitur para publikut dy orë me vonesë pasi një natë më parë kishte qenë duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.