Kubano-amerikani republikan, senatori Marko Rubio, hyn në garën presidenciale. Që në fjalët e para kritikon rivalen Hillari Klintonin

Pas demokrates Klinton, senatori i ri nga Florida, Marko Rubio, i preferuar i lëvizjes konservatore “Tea Party”, shqiptoi sot fjalët e tij të para si kandidat për president, duke kritikuar kandidaten demokrate Hillari Rodham Klinton. “Zëri i Amerikës” thotë se 43-vjeçari Rubio, tha për donatorët se ai po kandidon për emërimin e Partisë Republikane sepse, siç u shpreh ai, gara për Shtëpinë e Bardhë duhet të jetë për të ardhmen, jo për të shkuarën. Kubano-amerikani Rubio, i cili është në mandatin e tij të parë si senator, tha gjithashtu se ai ndihet veçanërisht i kualifikuar për të përfaqësuar Partinë e tij Republikane, si njeriu që do të mbrojë ëndrrën amerikane. Hyrja në garë e zotit Rubio vjen një ditë pasi zonja Klinton njoftoi se po garon për emërimin e Partisë Demokratike. Ish-sekretarja e shtetit filloi sot një turne për në shtetin Ajoua, udhëtimi i saj i parë si kandidate.
Add new comment