Kriza demografike, bie lindshmëria tek shqiptarët në Maqedoni, shtohet emigrimi

Trendi negativ i rritjes së lindshmërisë pas disa vitesh do të jetë shqetësues edhe për shqiptarët në Maqedoni. Agjensia e lajmeve “INA” thotë se edhe pse shtimi i popullsisë me ritme negative dhe faza kritike në të cilën është futur popullsia maqedonase dhe komunat e populluara prej tyre gjatë viteve të fundit, për momentin po balancohet me moshën e re të komunave me popullsi shqiptare, numri i lindjeve nuk është si ai i disa viteve më parë. Ai ruan një konstante katër vitet e fundit ku në zona të caktuara ka edhe rënie. Shqiptarët nuk lindin si më parë, pohojnë në klinikat gjinekologjike, ndërsa demografët s’e përjashtojnë mundësinë që pas disa vitesh shtimi natyror i popullsisë të jetë një temë delikate edhe për pjesën shqiptare, jo si pasojë e numrit të lindjeve, por si shkak i fluksit të madhe të emigrimit dhe kurorëzimit jashtë vendit. Demografi Agron Salihi thotë se lindjet janë një prej pikave më të forta në ruajtjen e natalitetit tek pjesa shqiptare, por ato që do të ndikojnë më negativisht në të ardhmen do të jenë martesat dhe emigrimet. “INA” thekson se më të rrezikuara janë Struga, Dibra, por edhe Kërçova, vëren demografi.
l.v
Add new comment