Komunistët dhe ish-­të përndjekurit në një koalicion me PS-në. “Panorama” shkruan se Rama i ka mbledhur bashkë demokristianët e Mark Frrokut dhe ekstremistët e majtë

Postuar në 18 Prill, 2015 01:57

“Panorama” bën një analizë të shkurtër të marrëveshjes së koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste ku regjistrohen 39 parti të majta, të qendrës dhe të djathta. Në këtë koalicion të bie në sy pjesëmarrja e PDIUsë, e FRD­së, por dhe e kristiandemokratëve të Mark Frrokut, apo e Partisë Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës. “Panorama” thotë se koalicioni i drejtuar nga PS ka në përbërje dhe tri parti komuniste të ekstremit të majtë, ndërkohë që Marko Dajti është larguar nga ky koalicion. Por, brenda të majtës nuk përjashtohet dhe një pol i ri i përbërë nga disa parti, nëse bisedimet me PS nuk do të dalin të suksesshme. Partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës mund të bashkëpunojë në këto zgjedhje me Paskal Milon dhe Skënder Gjinushin, nëse këta të fundit do të refuzohen nga Partia Socialiste. Pritet që këtij grupimi t’i bashkohet dhe Fronti i Majtë që drejtohet nga Marko Dajti. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.