Kokëdhima mbështet 38 vjeçaren Koka në Sarandë, në vend të kreut aktual Çipa. “Flet tre gjuhë të huaja”

Postuar në 13 Prill, 2015 14:15

Gazeta “Shekulli” e deputetit Koço Kokëdhima citon burime jozyrtare nga strukturat lokale të PS-së së Sarandës, sipas të cilave në Bashkinë Sarandë PS do kandidojë 38-vjeçaren Florjana Koka. Me fjalë të tjera, duket se Kokëdhima është për kandidaturën e Kokës kundrejt kryebashkiakut aktual Stefan Çipa. CV e kandidates, sipas gazetës, përfshin “ka studiuar gazetari me rezultatet të shkëlqyera dhe flet tre gjuhë të huaja”, ndërsa ka mbajtur më parë detyrën e drejtoreshës se Burimeve Njerëzore në Bashki. Vetë Koka ka dhënë edhe një deklaratë tipike fushate për “Shekullin”, ku thotë se “jam shumë e qartë për atë çfarë mendoj të bëj nesër si kryetare e ardhshme e Bashkisë së Sarandës, një detyrë që e konsideroj si detyrën më të lartë në shërbim të komunitetit, të cilën angazhohem ta kryej me përgjegjshmëri, me qytetari dhe veçanërisht me respekt të plotë për çdo qytetar të Bashkisë së Sarandës, nga ai më i thjeshti dhe më i varfëri, deri tek biznesmeni më i fuqishëm”.

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Keshtu duhet, bravo Koqe Koqedhima me anglezet, francezet dhe gjermanet qe jetojne ne Sarande, patjeter qe kryetari i bashkise duhet t&#39;i dije gjuhet e huaja se ndryshe si do te merret vesh me popullsine tridhjetmijeshe shumekombeshe te Sarandes.</p>

Submitted by Andon (not verified) on

Shume mire. Ta bejme. Vajze me horizont dhe vizion duket. Koqo Kokedhima nuku gabon kollaj. Fundja Saranden nuk ke cfar ta dhjesesh me shume. Le ta bejme nje eksperiment.

Submitted by mir (not verified) on

<p>je ca pusht ti Fotaq............</p>

Submitted by lE@ (not verified) on

<p>Me shume se dija ka rendesi miresia, ndershmeria; te shpresojme se kjo vajze qendron me lart se rivali i saj!</p><p>Leonard L.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.