Kleptomania sipas Kryeministrit: “ai [Rama] që ka frikë se të gjithë e vjedhin”

Postuar në 20 Prill, 2013 15:17

 

Kryeministri Berisha mblodhi mbrëmjen e sontme Kryesinë e Partisë Demokratike, në dukje për bisedimet për konkretizimin e koalicionit parazgjedhor të partive të djathta dhe të qendrës (Berisha konsulton Kryesinë?), por sipas gjasave sepse ndjeu nevojë të përgjigjet në darkë për ato që ka dëgjuar në mëngjes. Dhe vërtet, pasi e quajti të ligjshme zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, u mor kryesisht me Kryetarin e Opozitës duke e quajtur “të dalë jashtë kontrollit” dhe “kleptoman”. Më saktë, Kryeministri i bëri një ri-interpretim kleptomanisë, duke e quajtur Ramën se vuan nga kleptomania dhe gjithçka i duket vjedhje.

I cituar nga Blakanweb, Kryeministri tha: “A kishte gjë më qesharake të dalësh jashtë kontrollit se po të marrin anëtarin e KQZ-së. Ajo që patë në parlament, ajo që patë rreth shtëpisë së Islamit është antikultura e liderit të opozitës. Vazhdojmë me kërkesën të shtyhen zgjedhjet, asnjë dite të vetme, mori përgjigjen përfundimtare. Çfarë tha dje, nëse humbas zgjedhjet nuk do njoh rezultatin se nuk kam mandatin e komisionit aty. Ky prap po kërkon skuzën që zgjedhjet i fitova por mi vodhën. Ky njeri vuan nga sindromi obsesiv i kleptomanisë. Ky çdo gjë i duket vjedhje, s’është faji im, është problemi i tij. Eshtë i nervozuar shumë, por ato janë punë të tij. Ne garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme.”

k.c.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

<p>Te ngaterrosh sindromen e persekutimit me ate te kleptomanise ndaj kreut te opozites eshte si t&#39;i thuash &nbsp;Kastriot Islamin qe shfaq &nbsp;sindromen e Stokholmit &nbsp;(dashuri dhe perkushtim ndaj armikut ) se se fundi vuan nga daltonizmi ..... nuk dallon me ngjyren e kuqe por çuditerisht shikon mjaft mire ate blu.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.