Keanu Reeves, vrasësi me të zeza
Filmi i ri i aktorit Keanu Reeves do të jetë aksion duke u nisur nga fotot që vijnë nga sheshxhirimi në Bruklin. 49-vjeçari shihet i veshur me një kostum të zi, këmishë të zezë, këpucë të zeza dhe në dorë mban një armë të rëndë për skenat e thrillerit politik me titull ‘John Wick’.
Ylli hollivudian shfaqet me fytyrë të gjakosur në kohën që qëllon me armë dhe mbrohet pas makinave kur zjarri i kthehet me zjarr.Me regji të David Leitch dhe Chad Stahelski, filmi ‘John Wick’ tregon historinë e një ish-vrasësi me pagesë që kërkon të shkëputet nga jeta kriminale pas vdekjes së bashkëshortes, por kjo gjë nuk pritet mirë nga ish-punëdhënësit e tij.
Filmi do të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.
Add new comment