Katy Perry “Femra e Vitit”.
Katy Perry ka fituar çmimin "Femra e Vitit" në ceremoninë “Elle Style Awards” të zhvilluar mbrëmë.
Vitin e kaluar ajo hodhi pas krahëve problemet në jetën personale pas ndarjes me Russell Brand dhe iu përkushtua karrierës muzikore duke u shpërblyer në një prej këngëtareve me fitimet më të mëdha.
Dhe së fundmi mbërrin një tjetër sukses për Katy Perry. 29-vjeçarja u kurorëzua “Femra e Vitit” në ceremoninë e “Elle Style Awards” mbrëmjen e së martës.
Çmimi iu dorëzua këngëtares nga Kylie Minogue.
Add new comment