Kanye tradhëton Kim?
Janë përhapur fjalët nëpër të gjitha rrjetet online, për atë se reperi dhe tashmë i fejuari i Kim, po e tradhëton bukuroshen.
Reperi është akuzuar se po e tradhëtonte Kim Kardashian, dhe se është parë në Majami, në “Dream Hotel”, me datën pëse Janar, me zeshkanen Gabriella Amore.
Edhe pse Kanye West deklaroi se ai as që kishte qenë gjatë asaj kohe në Majami, dëshmitarët thonin se ishin 100 përqind të sigurt se ai ishte parë me Amore, edhe pse ajo kishte pak a shumë pamjen e ngjashme me Kim , por prap se prap sipas tyre ajo nuk ishte Kim Kardashian.
Çifti Kim dhe Kanye, të cilët tashmë kanë vajzën North, janë duke planifikuar që të martohen këtë verë, por shpresojmë që kjo të mos jetë e vërtetë!
Add new comment