Justin Bieber përpiqet t’u ikë telasheve me shoqen e tij seksi

Postuar në 26 Janar, 2014 14:48

Idhulli i miliona adoleshentëve në mbarë botën, Justin Bieber, është futur në telashe të mëdha me ligjin.

Jo vetëm prej faktit se ai u arrestua duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe që kishte konsumuar lëndë narkotike, por edhe prej faktit se gjatë një kontrollit në banesën e tij, 19-vjeçarit i është gjetur një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.

Por, për t’i ikur paksa telasheve, Justin ka udhëtuar drejt Panamasë, ku është fotografuar së bashku me shoqen e tij, Chantel Jeffries, e cila mendohet se është e dashura e re e 19-vjeçarit.

Bieber u lirua nga burgu pasi pagoi garancinë, ndërkohë që shumë shpejt pritet që të dalë përpara gjykatës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.