Jolie-OKB: Përgjegjësia për përdhunimet gjatë luftës, e juaja

Postuar në 07 Korrik, 2013 15:09

Në pallatin e Qelqtë në New York, aktorja Angelina Jolie ka bërë thirrje, në kuadër të Këshillit të Sigurisë, për të treguar tolerancë zero ndaj përdhunimeve në zonat e luftimeve. Ajo ka kërkuar një ndërhyrje më të vendosur nga ana e komunitetit ndërkombëtar. 

Në këtë pjesëmarrje të saj të parë në sallën e organit ekzekutiv të Kombeve të Bashkuara, si e dërguar e veçantë e agjencisë për refugjatët, ajo është shprehur: “Përdhunimi ëhstë një armë lufte, një akt agresioni dhe një krim kundër njerëzimit. Kundërvënia ndaj dhunës seksuale është një përgjegjësi e juaja… Dihen se cilat janë veprimet që duhen ndërmarrë, ajo çka mungon është vullneti. Këshilli i Sigurisë mund të mos bjerë dakord për disa çështje, por dhuna seksuale gjatë konflikteve, nuk mund të jetë një nga këto”, është shprehur ajo, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”. 

“Duhet të kujtojmë se viktimat nuk janë vetëm numra, por janë fytyra, histori, njerëz. Nuk do t’i harroj kurrë rrëfimet e tyre. Në Jordani kam takuar një grua siriane që më kërkoi të mos e tregoj identitetin e saj, sepse ndryshe do të sulmohej sërish e ndoshta edhe mund të vritej. Një vajzë 5 vjeçare ishte përdhunuar, sepse agresori i saj e dinte se do shpëtonte paq… të gjitha vendet e botës kanë detyrën të bëjnë një hap përpara, por pikënisja duhet të jeni ju. Merrni përgjegjësitë tuaja dhe tregoni një lidership të fortë”, ka përfunduar aktorja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.