Javën tjetër martohet edhe Erisa Xhixho.

Postuar në 06 Shtator, 2014 09:23

Ajo nuk ka dashur një dasmë super të madhe, super të përfolur dhe detajet e kësaj dasme janë zbuluar me pikatore. Erisa Xhixho një nga përfaqësueset dhe aktivistet më të njohura të LSI, sapo është emëruar zëvendës ministre e Integrimit, por dasma ishte parashikuar edhe më herët sepse historia e saj e dashurisë me Enea Nuredinin nuk nis sot, por shtatë vjet më parë. Duket se e gjithë kjo periudhë është fatlume për Erisën.

Një festë tradicionale

E megjithatë edhe pse një dasmë tradicionale, siç është trumbetuar në media, ajo e Erisa Xhixhos dhe Enea Nuredinit duket se është shumë romantike. Do të martohen bregut të detit. Kanë zgjedhur që kokteji dhe takimi me të ftuarit e dasmës të realizohet bregut të detit, diku pranë Gjirit të Lalzit, pak para se të përfundojnë në darkën tradicionale si të gjithë çiftet e tjera që kurorëzojnë një lidhje në martesë.

Celebrimi, kokteji e pastaj darka

Në fakt ethet do të nisin edhe më herët, gjatë celebrimit. Ceremonia e dasmës do të nisë në orën 18:30 të 11 shtatorit, me celebrimin zyrtar nga përfaqësues të Bashkisë dhe ngjitjen në altar, në prani të të afërmve. Më pas, të ftuarit do të zhvendosen për të festuar në koktejlin që do të mbahet në breg të detit dhe që do të zgjasë nga ora 19:00 deri në 22:30 të mbrëmjes për t’ia lënë vendin darkës.

Organizimi

Ndryshe nga sa ministri Veliaj dhe Ajola kanë zgjedhur Mandin për organizimin e ceremonisë së tyre martesore, çifti Erisa Xhixho dhe Enea Nuredini kanë zgjedhur që gjithçka të jetë në duart e Alketa Vejsiut. Prezantuesja dhe zonjusha e ëmbël e spektakleve shqiptare ka organizuar edhe detaje të rëndësishme të dasmës së ministres aktuale të Integrimit. Alketa duket shumë e lumtur që bashkëpunimi me Erisën është i mirë. “Duke skicuar idetë e fundit për martesën mediatike të zëvendës ministres së Integrimit Erisa Xhixho, dhe dashurisë së saj Enea Nuredini! Jemi të gëzuar të provojmë elegancën në detaje; në këtë rast meritë të veçantë ka edhe çifti që ka qenë shumë bashkëpunues”, rrëfen ajo për bashkëpunimin me çiftin.

Kush do e zbukurojë Erisën?

Lili Ismaili. Ajo ka qenë përgjigja edhe për shumë nuse të tjera që duan një ceremoni të thjeshtë dhe një makijazh klasik.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>O çuna, me ndihmoni pak ketu...Une ka shume kohe qe kam ikur nga Shqiperia dhe kur kam ikur une gjirin e Lalzit nuk e dja se ku binte, nje xhaje peshkatar e kish permendur nje here vetem duke bere muhabet me babain tim. Tani permendet kaq shume dhe gjithmone ne lidhje me persona te rendesishem, dasma e ditlindje etj. etj. Mos eshte ndertuar gje atje Blloku i Ri?!? A mund te shetisi atje populli i zakonshem, apo ka xhandare ne hyrje dhe ne dalje?&nbsp;</p><p>Lavdi perjete brezit te ri te udhejeqesve shqiptare, duken te mrekullueshem dhe inteligjente dhe shume te perkushtuar per hallet e popullit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.