Janet Jackson rikthehet pas 6 vjetësh me albumin e ri

Postuar në 01 Gusht, 2014 15:31

Mesa duket pushimi i gjatë artistik i Janet Jackson është gati që të përfundojë 6 vjet pas albumit "Discipline" . Popstari është duke u përgatitur për diskun e ri që do të përmbajë këngë të reja me tekste të Ian Cross, që është bashkëpunëtor i këngëtares.

“Duhet edhe shumë punë për këtë CD. Nuk mund të hyjmë në detaje, por mund të themi që fansat historikë të Janet nuk do të zhgënjehen”, ka thënë site amerikan “Barefoot Sound” .

Sigurisht që mungesa artistike e Janet ka ardhur edhe pas vdekjes së vëllait të saj, mbretit të Popit, Michael Jackson rreth 5 vjet më parë. Një periudhë e gjatë pauze, por që në fakt këngëtarja ka mbledhur energjinë dhe forcat për të sjellë një projekt shumë të rëndësishëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.