Ja si ka qenë makina e parë e themeluesit të Porsche
Rrotat prej gome, shpejtësia maksimale deri në 33 kilometër në orë, tre kuaj fuqi dhe një motor elektrik: kjo ka qenë makina e parë e themeluesit të Porsche.
Ferdinand Porsche e ndërtoi këtë makinë në moshën 22- vjeçare në vitin 1898.
Modeli u ndërtua 30 vite përpara se të themelohej marka Porsche në vitin 1931.
Ai është zbuluar në një garazh në Austri dhe ka mbetur e paprekur aty që prej vitit 1902.
Makina tani do të vendoset në muzeun e Porsche në Shtutgart të Gjermanisë.
Porsche e projektoi makinën për prodhuesin e makinave, Jacob Lohner.
Makina peshonte rreth 130 kilogramë.
Madje ajo arriti që të fitonte një garë prej 40 kilometrash në Berlin në vitin 1899.
Më shumë se gjysma e garuesve nuk arritën dot në finish.
Ndërkohë Porsche vitin e shkuar nxori në tregon modelin 918 Spyder me 887 kuaj fuqi dhe me shpejtësi maksimale prej 344 kilometra në orë. Ajo peshon 1900 kilogramë.
Add new comment