Ja modelja që ‘mori në qafë’ Olivier Giroud!
Skandal “me drita të kuqe” në futbollin anglez. Sipas mediave vendase, futbollistit të Arsenalit, Olivier Giroud “i ka ikur truri” për modelen amerikane, Celia Kay. Ata kanë pasur një takim të nxehtë pak ora përpara nisjen së ndeshjes së Premier League me Liverpool, ku Arsenali humbi 5 me 1.
Kjo ka sjellje irritimin e drejtuesve dhe teknikut të Arsenal Arsene Wenger, i cili ka vendosur të marrë masa disiplinore për sulmuesin e tij, i cili disa orë para ndeshjes ftoi modelen në hotelin e skuadrës. “Është një problem i brendshëm por unë nuk dua të bëj komente publike pasi e respektoj privatësinë e tij”, ka thënë tekniku i “Topçinjëve”.
Olivier Giroud është i martuar me Jennifer Giroud, prej vitit 2011 dhe menjëherë pas publikimit të skandalit i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij, familjes dhe skuadrës.
Add new comment