Itali-Greqi, fqinjët po përjetojnë tensione qeveritare

Dënimi i ish kryeministrit Silvio Berluskoni me 7 vjet burg për çështjen që mediat apenine e kanë mbiquajtur Ruby-Gate, rezulton me efekte edhe për qeverinë e brishtë italiane të Enriko Letës (në foto), jetëgjatësinë e së cilës e ka në dorë vetë Berluskoni. Tani për tani nuk ka gjasë që Kavalieri (delfini i të cilit, Anxhelino Alfano, është zv.kryeministër) të ndërmarrë ndonjë “aksion”, por nuk mungojnë kërkesat nga eksponentë të partisë së tij, që qeveria Leta të “rishikojë” legjislacionin lidhur me kompetencat e gjyqësorit italian. Ndërkaq, qeveria greke e Antonis Samaras është riformatuar në shumicë dërrmuese sot, pas largimit nga koalicioni mbipartiak të partisë së majtë DIMAR të Fotis Kuvelis. Ky i fundit nuk ishte dakord me mbylljen e radiotelevizionit shtetëror ERT. Në përbërjen e re, kreu i PASOK, Venizelos, merr portofolin e ministrisë së Jashtme.
A.K.

Comments
Ju lutem shume. Fjalen
<p>Ju lutem shume. Fjalen "delfin" zevendesojeni me fjalen "kanakar" qe tingellon me shqip.Fml.</p>
Add new comment