Irina Shayk kryen ndërhyrje estetike në gjoks.

Postuar në 14 Mars, 2014 05:05

Bukuroshja e modës Irina Shayk, nuk është e kënaqur me pamjen e saj, sidomos me gjoksin, prandaj ajo ka vendosur që të bëj një operim estetik, për t’i rritur gjinjtë e saj. E dashura e futbollistit më të njohur në botë, prej kohësh e ka shfaqur pakënaqësinë e saj për gjoksin, prandaj tani ka vendosur të bëj diçka në këtë drejtim. Për këtë operim e ka marrë dritën jeshile edhe nga i dashuri, i cili edhe do ta paguaj operimin i cili do të kushtoj 15 mijë dollarë.
“Ajo prej kohësh ka deklaruar se nuk është e kënaqur me madhësinë e gjinjve të saj, prandaj gjithmonë ka menduar për operimin. Mirëpo, ajo kishte frikë nga ky operim, prandaj edhe e ka shtyrë deri tani. Mirëpo, ajo tani ka marrë inkurajim edhe nga i dashuri i saj, i cili edhe do ta financojë operimin. Nuk do të ketë ndërhyrje tjetër përveç në gjoksin e saj”, ka deklaruar një mik i supermodeles ruse.

Në anën tjetër, zeshkania atraktive thuhet se është e gatshme që të lindë fëmijë me Ronaldon, edhe pse ata tashmë përkujdesen për një fëmijë të birësuar. Mirëpo, ajo dëshiron të ketë edhe një fëmijë biologjik të saj dhe po mundohet të bindë edhe të dashurin e saj në këtë, edhe pse edhe ky gjithmonë e ka potencuar faktin se dëshiron shumë fëmijë. “Dëshiron të ketë një fëmijë me Ronaldon dhe është vetëm çështje kohe kur do të ndodhë kjo”, ka deklaruar një burim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.