IREX: Media ka kaluar në duart e qeverisë

IREX, (International Research & Exchanges Board), një organizatë jo qeveritare amerikane që fokusohet në fushën e shoqërisë civile, të medias, etj, ka nxjerrë një raport vjetor, ku hedh shumë spica ndaj qeverisë dhe ku bën një fotografi ‘jo me ngjyra të gëzueshme’ të realitetit mediatik. Ka një numër vëzhgimesh të forta:
1. Një numër në rritje i mediave kanë rënë në varësi të partive politike, kryesisht të qeverisë. Tani gazetarët dhe mediat e pavarur janë një specie e rrallë, gati drejt zhdukjes.
2. Më 21 janar, ushtarët e Gardës Republikane vranë katër qytetarë që po protestonin paqësisht kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Sali Berisha.
3. Fitorja e dyshimtë e Lulzim Bashës në garën për kryebashkiak në Tiranë e thelloi më shumë krizën. ODIHR-i po ashtu hodhi dyshime për marrjen e mandatit dhe deklaroi se zgjedhjet lokale nuk plotësuan të gjithë standardet ndërkombëtare.
4. Ka progres të kufizuar në luftën ndaj korrupsionit, e në kulturën e pandëshkueshmërisë që rrethon dukshëm zyrtarët e lartë të qeverisë.
5. Shumica e mediave, që ishte e pavarur ose neutrale si Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Neës 24, tani i shërbejnë qeverisë. Sipas një delegacioni të Parlamentit Europian që vizitoi Shqipërinë vjet, vetëm dy media janë të pavarura.
Re.Pu.
Comments
Nga kush financohet IREX ? 1-

Nga kush financohet IREX ?

1- Mediat ne Shqiperi kane NUK kane qene kurre te pavarura ne Shqiperi. Nqs. Qeveria ka tashme me shume Media ne llogoren e saje atehere shpjegimi mund te jete; Ose disa Media jane larguar nga Llogorja e Opozites dhe jane bere te pavarura; Ose kane kuptuar se ti beshe Opozite Opozites eshte brenda rolit te tyre dhe kjo eshte rritje e demokracise Mediatike; Ose jane ndergjegjesuar per rrugen e gabuar dhe politikat e gabuara te Opozites ndaj funksionit te saje kushtetues!

2- Ne kohen e zaptimit te Medias nga Opozita ndodhi Bojkoti, Shantazhi dhe Bllokimi i Shqiperise ne arritjet e veta. Tashme qe Media paska kaluar ne Llogoren e Pozites shohim nje qetesim te situates politike dhe permisim te gjendjes politike. Pra, kemi nje ndikim pozitiv. Lind pyetja; A ishin vertete keto Media te pavarura perpara apo jane bere te pavarura tani?

3- Si eshte e mundur qe IREX e quan demostraten e 21 janarit, "demostrate paqesore" kur dihet boterisht se ajo vetem e tille nuk ishte? Si eshte e mundur qe IREX nxjerr konkluzione perpara se ta beje kete Organi i drejtesise dhe pa pasur nje vendim Gjykate te formes se prere? A nuk eshte ky supozim nje ndyrhyrje flagrante dhe nje shantazh drejt Organit te pavarur te drejtesise? Enigma se kush e financon kete IREX vecse sa forcohet!

4- Ku e merr te drejten IREX te thote se Basha fitoi dyshimte kur kjo eshte nje ceshtje e mbyllur nga ana Politike, Juridike, Administrative dhe Morale?

5- A eshte e vertete se News 24 e Gazeta Shqiptare ishin para 1 viti te pavarura? Te gjithe e dime se perpara shitjes tek sipermarresve te rinj, Kjo Media ishte dora e zgjatur e Edi Rames!!!

Panorama, ben mire te mbaje nje qendrim te pavarur ndaj kesiso lajmesh qe jane teper jo-profesionale!!!

Ky fanatiku që poston me

Ky fanatiku që poston me pseudonimin Kevinjon, siç e shihni, ja u ka treguar vëndin atyre amerikanve të shoqërisë civile të IREX-it. Ah këta amerikanët! Që s'janë në rregull kuptohet ngase, që nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe deri në instancat më të ulta, askush nuk kujtohet që të ftohet për vizitë hirësisa e tij, z. Sali Berisha. Detyrohen taksapaguesit shqiptarë të financojnë një vajtje të tij në një "festë" të "Vatra"-s. Ah këta amerikanët! Pale, po nuk duan të ja dinë dhe harrojnë se ne i ndihmojmë edhe me trupa paqëruajtëse. Jo, jo, s'janë në terezi.! Po çadrat automatikë dhe thikat me helm, të pranishme në kokën e kryeministrit, si mund ta bëjnë një demonstratë paqësore. Ja, këto gjëra, amerikanët nuk i dinë. Mësojua Kevinjon, mësojua. E ku marrin vesh ata nga shtypi i pavarur. E njohin, psh., ata parimin shqiptar të aplikuar këto 6 vjetët e fundit me sukses në media se ...të qenit në shërbim të qeverisë të shton mundësinë të jesh, të jetosh, të ekzistosh?

Porosia e tij për "Panorama", lutem të mbahet shënim prej tyre, si një porosi e vyer që duhet t'u shërbejë për të shtrënguar rradhët rreth partisë. Ajo le të merret si një këshillë për forcimin më tej të vigjilencës ndaj armiqve amerikanë dhe arma "Panoramë", të jetë gjithnjë gati për të goditur ata "të varurit", "të shiturit", që herë shfaqen herë si opozitë dhe herë-herë, si gazetarë e opinionistë të pavarur, alias, administratori i kësaj faqeve.

Media nuk ka kaluar ne duart

Media nuk ka kaluar ne duart e qeverise por areduese e qeverise !!! Shikojini perdita bahcevanet mediatik qe kultivojne lulishteve pushtetare varietete te reja lulelajlesh te perparimit galopant ne te gjitha horizontet njerezore!

Add new comment