I fejuari vdes në aksident, ajo dashurohet me sozinë e tij.

Postuar në 04 Tetor, 2014 03:06

Rigjeti dashurinë pas vdekjes së të fejuarit të saj. Naz Faruk u dashurua me Michael Miller, i cili kishte ngjashmëri thuajse identike me të fejuarin e saj të ndarë nga jeta.
Vajza angleze 28 vjeçare ishte shtatzënë, kur i fejuari i saj humbi jetën në një aksident rrugor, duke bërë që të kalojë një dhimbje të thellë.

Pak kohë më vonë ajo nisi që ta rimarrë veten kur në internet njohu një djalë thuajse identik me të fejuarin që kishte vdekur, kështu që nisi ti shkruajë.

Gradualisht Naz kuptoi se dy meshkujt ngjanin jo vetëm fizikisht, por edhe si karaktër. “Ishte si të flisja me të fejuarin që kisha humbur. U pëlqyem menjëherë”, thotë 28 vjeçarja.

Lidhur me babanë e fëmijës së saj, Mark, ajo shton se, “Ishte shumë i ri për të vdekur, unë isha e bindur se do plakeshim bashkë”. Por tashmë Naz e ka sërish familjen të kompletuar, falë dashurisë që i dhuron Michael dhe vajzës që ka sjellë në jetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.