Gruaja që pi gjakun e njerëzve: Ndihem e bukur, e fortë dhe e shëndetshme !

Postuar në 10 Qershor, 2013 15:23

Një grua, nëna e dy fëmijëve, ka zbuluar se ajo pi gjakun e njerëzve në stilin “vampir”. Ndonjëherë ajo pi deri në dy litra gjak në muaj. Julia Caples, 45 vjeç, ka pirë gjakun e donatorëve të gatshëm për më shumë se 30 vjet. Njëri prej tyre është edhe Wesley, me të cilin ka pozuar.

Julia pretendon se është një grup i madh njerëzish që pinë gjak në të gjithë botën. Megjithatë, ajo po përpiqet ta  mbajë larg hobin nga djali Alex, 11 vjeç, dhe vajza,  Ariel, 24 vjeç, e cila e urren obsesionin e mamasë së saj. Ajo shpesh i është lutur që të heqë dorë nga ky pasion.

Julia ka shpjeguar se ndihet më e fortë dhe e shëndetshme, ndërsa pi gjakun e marrë nga trupi i njerëzve. Ndihem më e bukur se kurrë,  është shprehur ajo, nëse pi në mënyrë të vazhdueshme gjak.

Por Julia, nuk ka pirë në mënyrë të vazhdueshme që nga koha kur ka njohur, tashmë ish burrin e saj, Donald, 49 vjeç. Ata bënë një dasëm stil “vampir” në vitin 2000 dhe pinë nga gjaku i njëri- tjetrit. Më pas, që nga lindja e Alex, Donald nuk ka pranuar të vazhdojë traditën.

Julia ndërkohë vazhdoi traditën, edhe pse të bënte mamanë, ka qenë dhe është në plan të parë për të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.