Gjyshja e Obamës:’Nuk ka rëndësi çfarë është, kur të vijë do të hajë ç’ti gatuaj unë’.
‘Nuk ka rëndësi se është Senator apo President, kur të vijë këtu do të hajë c’ti gatuaj unë’ ! Ka qenë kjo deklarata e gjyshes së Presidentit të SHBA, Barack Obama.
E njohur si Mama Sara, jeton ende në Kenia, dhe Obama do ta vizitojë fundin e këtij muaji. Mama Sara thotë se ajo do t`i gatuajë vetëm ushqime tradicionale, si mishi apo peshku.
Mama Sara nuk është gjyshja e vërtetë e Obamës, në fakt ajo është bashkëshortja e tretë e gjyshit të tij, por përsëri Presidenti i konsideron familje./E.B

Add new comment