Gerard Butler ndahet nga modelja rumune
Gerard Butler është ndarë nga modelja rumune Madalina Ghenea pas një viti lidhjeje.
Aktori skocez ishte shprehur para një muaji se po kërkonte një lidhje të qëndrueshme, por mesa duket ish e dashura e Leonardo Di Caprio nuk ka qenë femra e duhur për të.
“Më pëlqejnë femrat me humor, me besim në vetvete, të ëmbla dhe të ndershme. Dua që të mbledh mendjen edhe unë pasi dy vëllezërit e mi janë martuar tashmë”, pati deklaruar protagonisti i ’300′.
Add new comment