George Clooney fejohet me avokaten e njohur Amal Almauddin.
Një firmë ligjore në Londër ka konfirmuar sot se aktori i Hollivudit George Clooney, është fejuar me mbrojtësen e të drejtave të njeriut në Britani, Amal Almauddin.
Zyra ligjore Almauddin, e ka lëshuar një deklaratë ku e ka bërë publike lajmin, ndërsa e ka uruar çiftin për hapin e marrë.
Clooney 52 vjeçar dhe Almauddin 36 vjeçe, janë takuar së bashku që nga tetori.
Dy herë fitues i çmimit Oskar dhe njëherazi aktivisti i të drejtave të njeriut Clooney, ka qenë i martuar një herë, por që nga divorci i vitit 1993 ka qenë beqari më i kërkuar i Hollivudit.
Përveç aktrimit, Clooney së fundi ka punuar edhe si avokat i refugjatëve në Darfur të Sudanit.
Alamuddin ka qenë këshilltare e ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan për Siri.
Ajo e ka përfaqësuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ish-kryeministren e Ukrainës Julia Timoshenko, si dhe ka mbrojtur interesat e themeluesit të rrjetit WikiLeaks, Julian Assange.
Add new comment