Fytyra më e bukur femërore, një studente që punon në fast food!

Postuar në 11 Prill, 2014 10:01

Leonardo da Vinçi e kaloi jetën duke u përpjekur të pikturonte një të tillë. Shkencëtarët dhe matematikanët janë menduar për shekuj me radhë për ta kuptuar se çfarë e bën një fytyrë të përkryer dhe kirurgët plastikë janë përpjekur prej vitesh të ndërtojnë një të tillë.

Por një vajzë në Britaninë e Madhe është fatlume sepse fytyrën e përkryer ia ka dhënë natyra. Fytyra e 18-vjeçares Florence Colgate përputhet me modelin e përsosur për raportin mes syve, ballit dhe mjekrës, të gjitha në përmasat optimale. Fytyra e Florence me simetrinë e përkryer dhe sytë blu është shpallur fituese në garën e hapur në Britaninë e Madhe për fytyrën më të bukur natyrale.

Studentja që punon në një fast fud ka lënë pas 8000 konkurrues të tjerë, të cilët ishin bërë pjesë e garës pas verifikimeve të jurisë për mungesën e ndërhyrjeve kirurgjikale, botoksit apo produkteve kozmetike të grimit.

Fytyra e Florence është bërë në këtë mënyrë modeli i përsosur i bukurisë natyrale. Sipas vlerësimeve të specialistëve të fushës, fytyra e një femra konsiderohet e bukur kur hapësira mes bebeve të syrit është më e vogël se gjysma e gjerësisë nga njëri vesh te tjetri. 

Ekspertët mendojnë gjithashtu se një fytyrë e bukur duhet të ketë një distancë mes syve dhe gojës më të madhe se një e treta e largësisë nga pjesa e ballit ku fillojnë flokët deri te mjekra. 

Disa nga fytyrat që i plotësojnë këto kritere janë ajo e këngëtares Shania Twain, modeles Liz Hurley dhe aktores Jessica Alba. Teoria e bukurisë proporcionale është hedhur që në kohën e Da Vinçit, i cili ishte vizionari i pari që e lidhi matematikën me bukurinë.
 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.