Fitim rekord në SHBA, Angelina Jolie tur promovues në Shangai.
Aktorja Angelina Jolie vijon që të bëjë xhiron e botës për promovimin e filmit “Maleficent” të Robert Stromberg, film në të cilin interpreton shtrigën e Bukuroshes së Fjetur.
Ajo ka udhëtuar drejt Shangait në Kinë, për të promovuar filmin ku ajo interpreton.
Ndërkohë që ajo ka nisur promovimin e filmit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm brenda tre ditësh është shënuar një fitim prej rreth 68 milionë dollarë, të ardhura rekord në kaq pak kohë prej filmit.
Teksa ka pozuar në Shangai ajo është shfaqur tejet elegante e veshur me një fustan të zi dhe me një palë këpucë ngjyrë floriri, ndërsa flokët dhe tualeti ishin tejet natyral.
Add new comment