F1, prezantohet McLaren-i i ri
E gjitha e argjendtë do të jetë makina McLaren e këtij viti në Formulën 1. Skuderia britanike ka prezantuar të premten njëvendëshen që do të pilotohet këtë sezon nga Jenson Button dhe Kevin Magnussen.
Për momentin, MP4-29 është pa sponsor. Në foton e prezantimit McLaren ka përfshirë edhe pilotin e testimeve Stoffel Vandoorne.
Shefi i skuderisë britanike, Martin Whitmarsh, nuk duket në asnjë nga fotot dhe gjithashtu emri i tij nuk ka qenë në dosjet që i janë shpërndarë shtypit duke shtuar zërat për një largim të tij. Ndërkohë që nuk ka asnjë lajm mbi Whitmarsh, për makinën e re ka folur Jonathan Neale: “Jemi treguar pragmatistë. Duhet të vazhdojmë punën me makinën pasi do të ndryshojnë shumë gjëra deri tek garat e para, por mendoj se baza është e mirë.”
Ndërsa Sam Michael, drejtori sportiv i McLaren, tha: “Testimet parasezonale do të jenë shumë të rëndësishme pasi pilotët dhe inxhinierët duhet të kuptojnë sjelljen e makinës së re. Gjithashtu makinës i duhen kilometrat e nevojshme për ta zhvilluar siç duhet.”
Add new comment