Fëmija dhe martesa largojnë nga kinemaja Johansson.

Prej dy vitesh jeta e aktores seksi SCARLETT JOHANSSON ka pësuar ndryshime të mëdha.
Aktorja simbol i seksit, më 17 Gusht do t’i thotë “PO” gazetarit francez Romain Dauriac, pas dy vjet lidhje.
Ndërsa në fund të muajit gusht, aktorja do të presë ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.
Pikërisht fëmija në rradhë të parë dhe martesa do të bëjnë që aktorja Johansson të lërë pas dore kinemanë.
“Sigurisht që jeta ime po ndryshon, në mënyrë të pashmangshme. Por në emër të familjes, do të sakrifikoj karrierën. Ndoshta nuk do të bëjë më shumë SE një FILM në vit. Dua t’i përkushtohem më shumë jetës private” – është shprehur aktorja.
Add new comment