E.Zaloshnja i përgjigjet Astritit per komentin mbi llogaritjet e Mejdanit

Astriti bie në gabimin e Mejdanit, por në kah të kundërt (http://respublica.al/artikuj/2011/11/3/llogarite-e-paplota-te-meidanit-per-300-mije-vendet-e-punes#comment-3060). Mejdani merret me rritjen e vendeve të punës vetëm në sektorin jo-bujqësor, ndërsa Astriti merret me rritjen e vendeve të punës vetëm në sektorin bujqësor. Aktualisht importet e produkteve ushqimore janë 9 herë më të larta se eksportet respektive. Gjë që tregon se ka një rezervë të madhe të pashfrytëzuar për punësim në bujqësi dhe në INDUSTRINË E PËRPUNIMIT TË USHQIMEVE dhe në SISTEMIN E TREGËTIMIT të tyre. Gjithashtu, ka një rezervë të madhe në rrjetin e prodhimit dhe furnizimit të bujqësisë me lëndë të para. Ndërkohë, rezerva për rritjen e punësimit ka në të gjithë sektorët e tjerë (shih artikullin e Kosta Barjabës në http://www.gazeta-shqip.com/#/opinion/90bbd6e09032ad0006d121d9de1f31b3.html)
Por, a mund të krijohen 300 mijë vende pune në 4 vjet? Objektivi është vërtet ambicioz dhe ekspertët socialistë duhet të na japin më shumë detaje sesi konkretisht mund të realizohet kjo gjë.
Comments
Ne sensin qe teorikisht
<p>Ne sensin qe teorikisht ekonomia shqiptare ka mundesi potenciale per tu zhvilluar dhe te reduktoje deri ne eliminim papunesine jam plotesisht dakord. Nuk kam dijeni per shifrat (qe z. Zaloshnja ofron dhe qe jane vertet interesante) por fakti qe eksportet jane shume me te uleta se importet eshte intuitiv. Por qe ne konceptin tim te kufizuar prej amatori, nuk kane shume te bejne me mundesite praktike te zhvillimit te ekonomise. Se pari se ka aresye perse importi i ushqimeve eshte me i larte se eksporti. Keto aresye mund te jene bujqesia me e organizuar ne vendet fqinje, subvencionet direkte ose indirekte etj. Sigurisht ka shance te ulet kjo disbalance dhe kjo duhet bere pa tjeter. Ne kete kuader disa propozime te z. Rama jane me vend. Por keto jane rezultat i defekteve madhore strukturale dhe kane pak te ngjare te zgjidhen ne menyre dramatike ne me pak se 10 vjet. Se dyti, jo cdo import agrikulturor eshte i evitueshem; une nuk di strukturen e shifrave por intuitivisht them se ne importet bujqesore perfshihen bananet apo ushqime te tjera. Por kjo eshte e diskutueshme dhe nuk di shume detaje qe te insistoj.<br />Por fakti per te cilin une desha te terheq vemendjen mbetet problemi i permiresimit te struktures se ekonomise shqiptare dhe sjellja e saj ne ate pike qe do te behet atraktive per investitoret. Per shembull (OK shembull provokativ) importet elektronike te Shqiperise jane rreth 1 milion here me te larta se eksportet dhe potenciali teorik i vendit eshte i papare. Por duhet shume pune te sjellesh vendin ne ate pike qe te prodhoje televizore dhe kompjuter. Ne rastin e 300 mije vendeve te punes, mua me duket se nje stimulim i tregut te punes qe te ngreje punesimin ne 15% per 4 vjet do te kerkonte nje investim kapital qe nje amator si une nuk i llogarit dot. Nuk po permend fare zhvillimin e burimeve njerezore qe kerkon shume me teper. Mua me duket se kalkulimet e opozites (qeveria ka hequr dore fare nga kalkulimet) jane me teper te tipit "cilat jane mundesite maksimale te ekonomise shqiptare" sesa "cilat jane politikat reale afatmesme qe mund te permiresojne jeten e njerezve". Pra mua afirmimi i opozites er 300 mije vende te reja me duket me teper si nje pershkrim i nje bote ideale sesa nje program pune. Une pershendes faktin qe dikush mendoi te favorizoje ne planin e politikave fiskale fermeret shqiptare dhe atje ka shume per te bere. Por fakti i stimulimit te mekanikes bujqesore dhe ekonomise se perpunimit etj mua me duket me shume si enderr dashamirese sesa si plan real.<br />Sidoqofte opozita arriti nje rezultat te madh deri sa nxiti nje debat mes njerezish - si ky qe z. Zaloshnja po ben me lexuesit e tij. Te pakten ky eshte nje hap i pare. Pak jo i sinqerte dhe i ekzagjeruar por mbase pozitiv.</p>
Add new comment