Enveri u intereson të dyja palëve

Postuar në 17 Nëntor, 2014 08:03

Festa e Çlirimit të Tiranës është përcjellë me vëmendje të pazakontë. Kështu përveç portreteve të Enverit që kanë shoqëruar ceremoninë e rastit te “Ushtari i Panjohur”, një koment për ngjarjen e ka bërë edhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvisu.  Teksa ka përshëndetur ceremoninë për 70-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, Arvisu, ka shtuar se “fotot e Enver Hoxhës e njollosën atë”, duke bërë kështu një deklarim për një çështje të debatit të brendshëm shqiptar. PD-ja po dihet që do reagonte duke paralajmëruar për rehabilitimin e Enver Hoxhës. Së dyti, po sot, Presidenca ka publikuar një lajm, sipas të cilit Papa Françesku i ka dërguar një mesazh Presidentit Bujar Nishani me rastin e “Festës Kombëtare të Shqipërisë”. Festa Kombëtare e Shqipërisë është 28 dhe 29 nëntori, kështu përcakton Kushtetuta dhe mesa duket Presidenti e ka publikuar lajmin në 17 nëntor për të qenë prezent “në krah të Papës” përkundrejt “portreteve të Enverit” që njolloësn ceremoninë. Kësaj i do shtuar edhe një opinion, botuar te “Panorama” nga Rrahman Parllaku, i cili shkruante se çlirimi i Tiranës ishte çlirimi i të gjithë Shqipërisë. Thënë ndryshe, edhe festa kombëtare që përkujton Çlirimin më 29 nëntor, është mirë të kalojë më 17 nëntor dhe kjo për hir të një pajtimi që duhet pranuar se është iluzion. Askush nga protagonistët e skenës publike shqiptare, duke filluar që nga Presidenti, nuk është se ka ndonjë besim, apo homologohet me vlerat e Luftës, apo edhe të kristianizmit dhe demokracisë perëndimore. Katandisja e Shqipërisë e dëshmon më së miri këtë. Por ky pajtim që hidhet sot si nevojë për kompromis, më shumë historiografik sesa historik, kalon vetëm e vetëm nga llogaritë elektorale dhe ndonjë servilizëm i zakonshëm ndaj perëndimit. Ndaj paradoksalisht, hë për hë, Enveri u intereson të dyja palëve: njërës palë që t’u shkelë syrin votuesve besnikë dhe tjetrës që të ketë një dritare nga ku mund të bërtasë se po çalltis sokaqeve të historisë për një çikë demokraci në këtë vend.  

s.z 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

<p>Ti thua se Enveri u duhet te dy paleve, po une po te them se Enveri nuk i duhet as dreqit...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.