Ekranizohet "50 Shades of Grey"
Novela erotike “50 Shades of Grey’ do te ekranizohet. Lajmin e ben te ditur BBC, e cila njofton se ka nisur puna per perzgjedhjen e aktoreve protagoniste.
Autorja e librit bestseller Erica Leonard James, ka shkruar ne profiling e saj ne Twitter se tashme eshte momenti qe dy personazhet e librit te saj Christian Grey dhe Ananstasia Steel te vijne ne ekran permes nje filmi.
Deri me tani mendohet se personazhi kryesor do te luhet nga 33-vjeçari britanik Charlie Hunnam, i njohur ne spektaklet televizive angleze. Ndersa roli i Anastasias do t’i besohet 23-vjeçares Dakota Johnson, e cila eshte shfaqur krah Justin Timberlake ne vitin 2010 ne filmin “The Social Network”.
Autorja lidhur me keto zgjedhje eshte shprehur ‘Hunnam eshte nje mashkull magjepes dhe shume i talentuar, ndersa Johnson me duket shume e dashur”.
Sipas BBC, filmi pritet te dale ne gushtin e vitit 2014 dhe te kete te njejtin sukses qe korri novela me te njejtin titull, botuar ne vitin 2011 dhe qe e beri autoren James te fitoje plot 95 milione dollare nga shitja e tij.
Add new comment