E. Zaloshnja i përgjigjet tani97-ës

tani97-ta më bën disa pyetje në lidhje me opinionin tim ‘Edhe unë jam për hapjen e dosjeve”. Unë s’jam në gjendje t’i përgjigjem këtyre pyetjeve, përderisa gjithçka që ka të bëjë me dosjet e Sigurimit nuk është bërë publike. Vetëm pak njerëz e dinë saktë se çfarë ka patur në ato dosje dhe ç’është bërë me to pas vitit 1990. Ne të tjerët vetëm mund të kemi dëgjuar për to (kush më shumë e kush më pak). Dhe dikush bën hamendje/analiza në bazë të atyre që ka dëgjuar, ndërsa dikush tjetër bën thjesht shpifje duke shfrytëzuar faktin se dosjet nuk janë bërë publike. Që hamendjeve/analizave nga njera ane dhe shpifjeve nga ana tjeter t’u vihet kapak, duhet sa më shpejt të bëhet publike gjithçka që ka të bëjë me dosjet e Sigurimit. Në këtë mënyrë, mund t’i themi dikujt me fakte nëse ka qenë spiun i sigurimit apo jo.
Më gjerë këtë temë e ka trajtuar Aleksandër Biberaj në gazeten Shqip, i cili besoj se është më i informuar se unë lidhur me këtë çështje. http://www.gazeta-shqip.com/#/politike/b4333e3ca04da9351d249ad340f76a3b.html
“Berisha mbron interesat e mafies që vjen nga komunizmi sllav”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, deklaron se është e pamundur që ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit në politikë, të fshijnë gjurmët e të kaluarës së tyre. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Biberaj thekson se ndonëse një pjesë e dosjeve mund të jenë eliminuar nga vetë politikanët është regjistri themelor që ka informacionin e plotë të ish-bashkëpunëtorëve, emrat dhe pseudonimet e tyre. Po kështu Biberaj, në kuadër të hapjes së debatit në vend për dosjet e sigurimit, thekson se informacioni i tërthortë për aktivitetin e ish-sigurimsave gjendet me lehtësi edhe nga kryqëzimi i dosjeve të tjera. Biberaj akuzon ashpër për Kryeministrin Berisha, duke e quajtur atë një komunist me 25 vite angazhim, që po mban peng të djathtën shqiptare. Nga ana tjetër, Biberaj, flet edhe për partinë e re të së djathtës, e cila pritet të dalë në skenë së shpejti. Sipas tij, kjo parti jo vetëm do i mbrojë interesat e të përndjekurve politikë, por do ta ketë këtë shtresë pjesë të lidershipit të saj.
Z.Biberaj, politika ditët e fundit është përqendruar te çështja e hapjes së dosjeve për persekutorët dhe ish-bashkëpunëtorët e shtetit gjatë regjimit komunist. Pse mendoni se kjo çështje rikthehet shpesh në politikë dhe çfarë pritet të ndodhë nëse këto dosje hapen?
Ju i keni ndjekur zhvillimet e fundit politike lidhur me çështjen e dosjeve dhe të kaluarës komuniste, dhe siç e keni përcjellë edhe nëpërmjet gazetës suaj ironia e fatit qëndron në faktin se Kryeministri aktual që është njëkohësisht edhe kryekomunisti shqiptar në pushtet, por edhe kryekomunisti i fundit në pushtet në Europën Juglindore po përpiqet që ta përdorë këtë çështje për kapital politik duke sulmuar të djathtët e vërtetë që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me të kaluarën komuniste dhe njëkohësisht asnjë lloj përgjegjësie për sistemin e kaluar diktatorial. Shprehja me domethënëse për situatën konkrete është shprehja e të pavdekshmit Vaslav Havel që “komunistët antikomunistë janë komunistët më të këqij”. Sistemi komunist ishte sistemi politik i Kryeministrit aktual, sistem të cilit ai i shërbeu me devotshmëri për rreth 25 vjet (3 vjet si kandidat i PPSH-së dhe 22 vjet si anëtarë i PPSH-së). Kryeministri aktual i shërbeu komunizmit duke qenë vetë një komunist dogmatik, një komunist ekstremist, por njëkohësisht edhe një shërbëtor dhe servil i familjes së Enver Hoxhës, i Byrosë Politike dhe i bllokmenëve të asaj kohe. Kryeministri aktual nuk mund ta fshehë as nuk mund ta blejë të kaluarën e tij komuniste, pasi çdo ditë shqiptarët po mësojnë dhe do të mësojnë edhe më shumë për të kaluarën e tij tejet të errët dhe tepër të dyshimtë. Fatkeqësia është se Kryeministri kryekomunist ka uzurpuar të djathtën prej 22 vitesh, ka deformuar dhe bllokuar demokracinë dhe ekonominë e tregut, ka shkallmuar institucionet e pavarura kushtetuese, ka bllokuar energjitë e një kombi vetëm e vetëm për hir të interesave të tij personale, të oborrit që e rrethon dhe të mafies lindore që vjen nga komunizmi sllav. Kryeministri kryekomunist e konsideron partinë, shtetin, pushtetin, demokracinë, kombin si feudin e vet, me të cilin mund të bëjë ç’të dojë, ta dhunojë, ta shesë apo ta blejë sa herë të dojë, por gjykoj se këtij modeli po i vjen fundi. Parë në këtë këndvështrim, edhe dosjet e ish-persekutorëve të sistemit komunist apo ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit nuk kanë për t’u hapur me këtë lidership, i cili është sot i rrethuar nga të katër anët nga ish-komunistët, nga pinjollët e bllokut dhe nga ish-bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit.
Kryeministri kryekomunist ka qenë dhe mbetet magneti thithës për ta, si dhe mburoja më e mirë për ta. Dosjet janë hapur një herë pjesërisht dhe dihen shumë gjëra, një ditë ato do të hapen plotësisht dhe do të mësohen të gjitha të vërtetat e sistemit komunist. Aty shqiptarët do të marrin vesh se kush na ka drejtuar gjatë 22 viteve të fundit, se përse kemi 22 vjet që endemi në një tranzicion pa fund, se përse mbetemi vendi i fundit në Europë, se përse edhe Serbia që e ka larë në gjak Ballkanin për rreth 10 vjet e mori statusin e vendit kandidat dhe ne refuzohemi për të tretin vit rresht, si dhe shumë e shumë të vërteta të tjera të hidhura.
Në një intervistë për “Shqip”, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka deklaruar se pjesa më e madhe e dosjeve janë zhdukur dhe në arkiva kanë ngelur ato që kanë qenë më të parëndësishme. Ç’mund të na thoni për këtë dhe a ekziston mundësia që dosjet me emra VIP të jenë të zhdukura përgjithmonë?
Mund të jenë zhdukur një pjesë e dosjeve, por duhet të kemi parasysh se kanë qenë tre kopje për çdo dosje, dhe një kopje besoj se është ruajtur, në Shqipëri ose jashtë Shqipërisë. Përveç dosjeve është edhe regjistri themelor që ka informacionin e plotë të ish-bashkëpunëtorëve, emrat dhe pseudonimet e tyre. Pastaj edhe nëse janë zhdukur një pjesë e dosjeve emrat e bashkëpunëtorëve me pseudonimet përkatëse janë në dosjet e personave të tjerë, të cilët janë survejuar nga ish-Sigurimi i Shtetit. Kështu që do të thosha është e pamundur zhdukja e të gjitha gjurmëve të ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, pasi përveç informacioneve të drejtpërdrejta dhe dosjeve personale të ish-bashkëpunëtorëve, ekzistojnë edhe informacione të tërthorta që dalin nga kryqëzimi i dosjeve të tjera.
Të përndjekurit sot po gjenden mes premtimeve të PD-së për përfundimin në kohë të dëmshpërblimit dhe PS-së që premton se kur të vijë në pushtet do të rrisë vëmendjen ndaj tyre. Cila mendoni se mund të jetë forca politike që mund t’i përfaqësojë sa më mirë interesat e kësaj shtrese në Shqipëri?
Natyrisht që nuk ka një shenjë barazimi ndërmjet PD dhe PS, por që të dyja kishin 22 vjet kohë për të zgjidhur problemin e ish të persekutuarve politikë, por që të dyjave u ka munguar vullneti. Jam i bindur se partia e re do të jetë përfaqësuesja dhe mbrojtësja më e mirë e interesave të ish të përndjekurve politikë, pasi ata do të jenë pjesë integrale e saj.
A do jenë pjesë e partisë së të djathtës së re shqiptare, dhe nëse po çfarë synon kjo parti të arrijë në skenën politike shqiptare?
Patjetër që ish të përndjekurit politikë do të jenë pjesë e së djathtës së re, do të jenë pjesë integrale e saj, ndërkohë që për synimet dhe objektivat e partisë së re do të kemi kohë të flasim në ditët dhe javët në vazhdim, pasi do të kemi shumë punë përpara. Gjithçka do të bëhet e ditur në kohën e vet dhe kjo kohë po vjen.
Comments
Z. Zaloshnja, gazetat dime
<p>Z. Zaloshnja, gazetat dime t'i lexojme edhe ne. E vetmja gje qe u mor vesh nga kjo pergjigje eshte se ke vendosur te aderosh ne partine e Topit. Suksese!</p>
Z.Anonim, nqs. s'e ke bezdi a
<p>Z.Anonim, nqs. s'e ke bezdi a mund te me thuash ku del se Zaloshnja po aderon tek Partia e Topit? realisht nuk e kuptova.</p>
Ah jo. Gabimi im. Nuk
<p>Ah jo. Gabimi im. Nuk dallohej qarte ku ndahej komenti i Zaloshnjes nga teksti i Biberajt. Duket se eshte ky i fundit qe aderon ne partine e Topit dhe jo Zaloshnja.</p>
Z. ZALOSHNJA! QELBESIRA
<p>Z. ZALOSHNJA! QELBESIRA F.QUPI, DIHET. TE KOMPLIMENTOJ PER SI REAGOVE NE STUDIO TE TELEVIZIONIT...AMA PO E LE ME KAQ DUHET TE TE VIJE TY TURP!</p>
Z. Zaloshnja, mos e ler me
Z. Zaloshnja, mos e ler me kaq debatin me sahanlepiresin e Sales. Frrok Cupi eshte nje nder plehrat me te medha te ketij vendi, dhe prej njerzve si puna e tij nuk ecim perpara. Per mendimin tim bere gabim qe shkove ne ate palo emision ne ate palo "Televizion"... Por tani coje deri ne fund. Ktu po nuk u pergjigje te marrin per te dobet.
Add new comment