E bukur dhe e mençur: Studentja e mjekësisë fiton vendin e parë në “Miss Anglia”

Postuar në 09 Prill, 2014 14:43

Një studente mjekësie thotë se ka gjetur një mënyrë të re për t’u kujdesur për njerëzit, duke u shndërruar në një mbretëreshë bukurie.

Carina Tyrrel, 24 vjeç, e cila është në vitin e pestë të studimeve të mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit, tha se vendi i parë në finalen e “Miss Anglisë” i dha asaj një shans që “të jepte diçka nga vetja”.

“Ka aq shumë kuptim për mua fitorja e kurorës së Missit të Anglisë, saqë dua t’i jap shumë vendit tim. Të jesh një Miss nuk ka të bëjë vetëm me atributet fizike, ti duhet të jesh e bukur në brendësi dhe të kesh një zemër bujare. Miss Anglia është një ambasadore e bukur e vendit”, u shpreh ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.