Durrësakja u zgjodh shoqëruesja e dytë e Miss World Bikini.

Postuar në 12 Shtator, 2014 08:41

Në Kinë është mbajtur Miss World Bikini Model Internacional 2014, ku bukuroshja nga Durrësi, Hygerta Karaj është zgjedhur shoqëruesja e dytë.
Shpejtim Zejneli, drejtor nacional i Shqipërisë ka thënë se në mesin 60 shteteve të botës bukuroshja shqiptare ka arritur një sukses në karrierën e saj në fushën e bukurisë.
Bukuroshja shqiptare ka marrë shpërblime nga organizatorët e garës dhe ka marrë oferta të ndryshme për të punuar si modele.
Ai thotë se Karaj ka marrë oferta për të prezantuar Shqipërinë në garën e bukurisë Miss Liberty në Turqi, në një garë tjetër bukurie në Qipro dhe në disa shtete të ndryshme të botës.
Hygerta Karaj është 17 vjeç, e gjatë 1.75 cm dhe nxënëse e shkollës së mesme në Durrës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.