Dita von Teese nuk ka vetëbesim
Ajo është njëra ndër femrat më të bukura në botë dhe siguron jetesën duke hequr rrobat e saj.
Por edhe Dita von Teese ka pasiguri kohë pas kohe dhe për këtë çështje ajo ka folur gjatë një interviste për revistën “Bwatt”.
Është e vështirë për të besuar se bukuroshja nuk ka vetëbesim derisa nuk e ka problem të heq rrobat për revistat më të njohura.
“Si gjithë të tjerët edhe unë nuk kam siguri gjithmonë, në të njëjtën kohë dyshoj tek vetja”, ka thënë ajo gjatë intervistës.
“Provoj që ta dua veten dhe t`i pranoj gjërat të cilat nuk i pëlqej tek vetja dhe mendoj se është e rëndësishme për të gjitha femrat që të dinë se të gjithë i kemi ato ndjenja”.
Add new comment