Deri sa të vijë koha e burgut, po shijoj plazhin…

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 03:10

Ndërsa shijon rrezet e diellit në Majemi, Nicole Minetti duket se e ka harruar se rrezikon pesë vite burg.

Italiania e dënuar në korrik pasi ofronte prostituta për festat ‘bunga bunga’ të Silvio Berlusconi-t, i kaloi Krishtlindjet në brigjet e Floridës.

Një gjykatë në Milano vendosi se 28- vjeçarja kishte sjellë më shumë se 30 femra për festat e seksit të ish- kryeministrit.

Megjithatë ajo nuk është prangosur akoma, pasi vendimi është apeluar.

Minetti, një këshilltare vendore për partinë e ish- kryeministrit, rekrutonte femra për festat në vilën luksoze pranë Milanos. Femrat merrnin në këmbim zarfe me 500 euro dhe dhurata të shtrenjta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.