Dedikimi më romantik që një femër e famshme mund t`i bëjë të dashurit!
Dje Demi Lovato këngëtarja amerikane ka festuar tre vite që nuk përdor lëndë narkotike dhe alkol. Sic dhe vetë ajo ka thënë më parë kjo është arritja më e madhe në jetë, për të cilën ndihet krenare. Përvec mbështetjes së familjes dhe qendrave të rehabilitmit që ka frekuentuar për muaj të tërë, Demi duket se ka patur dhe mbështetjen e vazhdueshme të një personi shumë të vecantë në jetën e saj.
Krijuesja e hitit ’Heart Attact’ ka postuar një foto në Instagram nën të cilën shkroi:’Do të dëshiroja që të gjeja fjalët për të treguar se sa mirënjohëse jam ndaj këtij mashkulli. Por dashuria ime është rritur në një nivel aq të lartë sa që është e pamundur ta shpreh me fjalë sa shumë ky person më plotëson mua. Ai më dashuron në një mënyrë që nuk mendoja se meritoja të më donte dikush. E falenderoj për mbështetjen që më ka dhënë për shërimin tim, dua vetëm që e gjithë bota ta dijë cfarë shpirti të pabesueshëm ka ai. Nëse nuk do të ishte për të, unë nuk do të isha gjallë sot. Të dua’/E.B

Add new comment