Dedikimi më romantik që një femër e famshme mund t`i bëjë të dashurit!

Postuar në 17 Mars, 2015 06:26

Dje Demi Lovato këngëtarja amerikane ka festuar tre vite që nuk përdor lëndë narkotike dhe alkol. Sic dhe vetë ajo ka thënë më parë kjo është arritja më e madhe në jetë, për të cilën ndihet krenare. Përvec mbështetjes së familjes dhe qendrave të rehabilitmit që ka frekuentuar për muaj të tërë, Demi duket se ka patur dhe mbështetjen e vazhdueshme të një personi shumë të vecantë në jetën e saj.

 

Krijuesja e hitit ’Heart Attact’ ka postuar një foto në Instagram nën të cilën shkroi:’Do të dëshiroja që të gjeja fjalët për të treguar se sa mirënjohëse jam ndaj këtij mashkulli. Por dashuria ime është rritur në një nivel aq të lartë sa që është e pamundur ta shpreh me fjalë sa shumë ky person më plotëson mua. Ai më dashuron në një mënyrë që nuk mendoja se meritoja  të më donte dikush. E falenderoj për mbështetjen që më ka dhënë për shërimin tim, dua vetëm që e gjithë bota ta dijë cfarë shpirti të pabesueshëm ka ai. Nëse nuk do të ishte për të, unë nuk do të isha gjallë sot. Të dua’/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.