Debati për uljen e tvsh-së për energjinë dhe premtimi i pambajtur i mazhorancës. Deputeti socialist Ervin Koçi: Nuk na e lejoi sistemi dhe FMN-ja, bie ndesh me politikat e kursimit

Parlamenti ka diskutuar këtë të enjte mbi propozimin e opozitës për të reduktuar me 14 për qind normën e tvsh-së për energjinë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se ulja e tvsh-së nga 20 në 6 për qind do të lehtësonte barrën e shqiptarëve, të cilëve kjo taksë u faturohet në çmimin e energjisë elektrike. Sipas tij, ulja e normës së tvsh-së nuk ndikon as në performancën e kompanive si KESH dhe OSHEE. Opozita i kujtoi mazhorancës se reduktimi i tvsh-së ishte një premtim i saj elektoral dhe se programi që qeveris është i ndryshëm nga ai që u votua në 23 qershor. Por deputeti socialist Ervin Koci duke shpjeguar arsyet pse mazhoranca nuk po mban premtimin për të ulur në 6 përqind tvsh-në për enegjinë tha se në kushtet aktuale financiare që ndodhet sistemi energjetik është joefi çente të ndrëmerret një masë e tillë. Sipas tij kërkesa për reduktimin e tvsh-së bie ndesh me politikat për kursimin e energjisë dhe se FMNja e ka vlerësuar maksimalisht regjimin aktual të tvsh-së.
l.m
Add new comment