Dasma mbretërore, princesha suedeze martohet me bankierin amerikan !

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:55

Princesha suedeze u martua dje me të dashurin e saj bankier, në një eveniment të ndjekur nga të gjitha familjet mbretërore europiane dhe elita njujorkeze. Princesha Madlein, 30 vjeçe, më e reja e tre fëmijëve të Mbretit Karl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia, u martua me financierin Kris O’Neill, 38 vjeç, në Pallatin Mbretëror në Stokholm. 

Mes të ftuarve elitë ishin këngëtari i Duran-Duran, Xhon Tejlor, Princi Nikolaos i Greqisë, Karl-Johan Person, shefi ekzekutiv i kompanisë së veshjeve “Hennes & Mauritz” (H&M) dhe yjet e “Roxette”, Per Gesëll dhe Marie Fredrikson. Çifti u takua në vitin 2010 kur princesha u largua për në SHBA, pas një historie të dështuar dashurie. Ajo donte të largohej nga Suedia pas prishjes së fejesës me prokurorin suedez Jonas Bergstrom, pas spekulimeve se ai e kishte tradhtuar. Princesha është e katërta në radhë për trashëgiminë e fronit suedez. 

Fustani i saj i nusërisë ishte bërë me mëndafsh dhe dantella me përbërje fildishi, me një bisht katër metra, të krijuar nga mjeshtri Valentino. Velloja e princeshës, gjatë metra e gjatë, ishte bërë me mëndafsh, e rrethuar me tyl dhe e zbukuruar me lule. Velloja mbahej nga kurora e saj e zbukuruar me lule portokalli. 

Princesha, e cila njihet edhe me titullin Dukesha e Halsinglandit dhe Gastriklandit, jeton në Nju Jork, ku punon për fondacionin “Fëmijët e Botës”, një grup jofitimprurës i themeluar nga nëna e saj. O’Neill nuk do të marrë asnjë titull pas martesës, pasi ai ka zgjedhur të mbetet qytetar i thjeshtë dhe të mos renditet në rangun mbretëror. Madlein njihet si princesha e festave, pasi dukej shpesh në klubet e natës së Suedisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.