Danielle Lloyd, super seksi me pushime pa bashkëshortin.
Danielle Lloyd ka ndezur thashethemet për një kolaps të martesës së saj, pasi është parë të kalojë pushimet pa burrin e saj – dhe pa unazën e saj të dasmës.
Zeshkanja është fotografuar në një resort luksoz në ishullin e Carpe Verde të shtunën, në formë të mrekullueshme. Sipas “The Sun”, modelja Danielle Lloyd ka rritur interesin e saj për lojtarin e Wolverhampton Wanderers, Jamie O’Hara.
E veshur me bikini ngjyrë të zeza dhe shumë seksi, Danielle është parë duke kaluar kohë me tre fëmijët e saj, ndërsa ka bërë pushime qetësuese në Melia Torguga Beach Resort.
Por, në vend se të jetë e shqetësuar në lidhje me zërat që rrethojnë jetën e saj në shtëpi, ajo dukej e lumtur duke pirë shampanjë dhe duke shijuar një masazh.
Modelja e lindur në Liverpool është akuzuar kohët e fundit se ka mashtruar burrin e saj me yllin e TOWIE, Dan Osbourne.
Add new comment