Dëshmia në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, De Biazi: Shqipërisë i është bërë një padrejtësi e madhe, nëse realiteti do shihet me paanshmëri fiton tri pikët

Trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, në kuadër të betejës ligjore të Shqiërisë për marrjen e tre pikëve të mohuara nga UEFA. Pas dhënies se dëshmisë ai ka reaguar një status në faqen e tij në Facebook. De Biazi ka cituar: “Në orën 11:25 nisa dëshminë time në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lausanë dhe pas rreth 1 ore ku u mora në pyetje, përfundova. Tani presim me durim”. Tashmë të gjithë janë në pritje të vendimit të trupës gjyqesore, në një kohë që edhe pala juridike ka hedhur në tavoline argumentet e saj. Thuajse të gjithë janë në një linjë: Shqipërisë i është bërë një padrejtësi e madhe në UEFA dhe se, nëse realiteti do shihet me paanshmëri dhe pa influencë politike, Shqipëria fiton tri pikët. Gjithsesi, ka edhe pengesa të mëdha që kanë të bëjnë me aspektin burokratik”.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka nisur aktin final lidhur me betejën ligjore të nisur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe, në kuadër trazirave që sollën ndërprerjen e përballjes mes dy përfaqësueseve në Beograd, të vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Europianit “Francë 2016”.
Add new comment