Cruz, pjesë e filmit “James Bond”

Postuar në 02 Qershor, 2013 15:59

Penelope Cruz do të jetë “vajza-Bond” më e vjetër pasi aktorja do të interpretojë në filmin e 24-t të agjentit 007 që do të nisë xhirimet në verën e ardhshme, kur do të ketë mbushur 40 vjeç.

Një burim pranë produksionit tha për ‘Daily Mail’: “Producentët kanë dashur ta kenë Penelope Cruz edhe në filmat e mëparshëm, por ajo ka qenë gjithmonë e zënë. Bisedimet kanë nisur dhe tani po merren me detajet e kontratës.”

Aktorja spanjolle po pret fëmijën e dytë me bashkëshortin Javier Bardem, por ky nuk përbën aspak shqetësim për producentët e filmit.

“Pas lindjes së djalit të parë, Penelope Cruz u rikthye shumë shpejt në formë dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe kësaj here. Ajo do të jetë një “vajzë-Bond” e shkëlqyer pasi është seksi dhe e zgjuar”, shtoi i njëjti burim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.