Clooney: Nuk e kam gjetur ende dashurinë e jetës

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:13

George Clooney ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘Ë’ se ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së tij.

Aktori 52-vjeçar gjithsesi e di shumë mirë se çfarë kërkon nga një femër: “Kur isha fëmijë, isha i dashuruar pas Audrey Hepburn. Gjithashtu më pëlqente shumë Roman Holiday, më dukej gjëja më elegante në Botë. Kam qenë i dashuruar edhe me Grace Kelly.”Në setin fotografik për këtë revistë, Clooney është veshur me një kostum të zi Giorgio Armani me pika të bardha, me një këmishë të bardhë me pika të zeza dhe në sfond është një mur i zi po me pika të bardha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.