Cheryl Cole, e para në top listën britanike

Postuar në 28 Korrik, 2014 04:42

Këngëtarja dhe autorja e këngëve, Cheryl Cole ka arritur në krye të top listës britanike të këngëve të dielën me këngën “Crazy Stupid Love”, raporton Reuters.

Kjo është hera e katërt që këngëtarja në fjalë arrin pozicionin e parë më këngët e saj.

Kënga, në të cilin dëgjohet edhe reperi Tinie Tempah, është pjesë e albumit të ardhshëm të Cole, “Only Human”.

“Crazy Stupid Love” e ka larguar nga pozita e parë këngën e Rixton, “Me and My Broken Heart”, e cila për këtë javë ka zënë vetëm vendin e tetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.